Një veturë është djegur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia përmes zëdhënës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti për Klankosova.tv tha se nuk raportohet për të lënduar.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Ahmeti.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, shtoi ajo.