Ai theksoi se vendet tona mike dhe partnere ndajnë ngushtësisht interesa të përbashkëta, e kjo mundëson të hapim gjithnjë e më shumë gamën e raporteve dhe forcimin e tyre.
“Nga ana e anëtarëve të Komisionit gjerman të Mbrojtjes, ata u shprehën se mbështetja gjermane ndaj vendit tonë do të vijojë, përfshirë edhe në drejtim të ruajtjes së integritetit, sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, si kontribut edhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në kumtesën për media të Kuvendit.
Tutje bëhet e ditur se kryetaren dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes gjermane, Konjufca i njoftoi me punën e Kuvendit të Kosovës në çështjet e mbrojtjes, e në anën tjetër edhe me zhvillimet në vendin tonë, ku vlerësoi lart praninë e shtuar gjermane në Kosovë me trupat e angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe rëndësinë e kësaj në një kohë kur shteti serb angazhohet për destabilizim të vendit tonë dhe rajonit.