4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Specialja merr vendim për kërkesën e Selimit lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në paraburgim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim lidhur me kërkesën e të akuzuarit Rexhep Selimi lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në paraburgim.

Sipas vendimit të 27 shkurtit 2024 të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, është refuzuar kërkesa e Selimit për anulimin e vendimit të Administratores lidhur me monitorimin aktiv të thirrjeve në mes atij dhe një personi tjetër.

“Për arsyet e lartpërmendura, Paneli: (a) REFUZON kërkesat e Mbrojtjes së Selimit për anulimin e vendimit të Sekretarit në lidhje me monitorimin aktiv të thirrjeve ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR]”, thuhet në vendim.

Ndërsa, është pranuar kërkesa e tij për anulimin e një vendimi të Administratores lidhur me refuzimin e një telefonate ndërmjet Selimit dhe një personi tjetër

“PRANON kërkesat e Mbrojtjes së Selimit për anulimin e vendimit të Sekretarit në lidhje me refuzimin e një telefonate ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR] dhe URDHËRON Sekretarin që të mos refuzojë thirrje të tilla, përveç nëse rrethanat e reja e kërkojnë këtë”, thuhet në vendim.

Ndërsa, është rrëzuar kërkesën e Selimit për të anuluar vendimin e Administratores për të monitoruar në mënyrë aktive videolidhjet dhe vizitat ndërmjet Selimit dhe një personi tjetër.

“HEDHË si të diskutueshme kërkesën e Mbrojtjes së Selimit për të anuluar vendimin e Sekretarit për të monitoruar në mënyrë aktive video-vizitat ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR]; (d) HEDHË si të diskutueshme kërkesën e Mbrojtjes së Selimit për të anuluar refuzimin efektiv të pretenduar të Sekretarit të një Vizite Private ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR]; dhe (e) UDHËZON Mbrojtjen Selimi dhe Sekretarinë të paraqesin versionet e redaktuara publike të dosjeve të tyre përkatëse ose një kërkesë që dosjet e tyre të mëparshme të riklasifikohen si publike deri të enjten, 7 mars 2024”, thuhet tutje në vendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin të këtij vendimi thuhet se lidhur me monitorimin aktiv të thirrjeve telefonike ndërmjet Selimit dhe dikujt tjetër për të cilin DhSK-ja ka vendosur redaktime, trupi gjykues ka konstatuar se Administratorja ka vepruar brenda autorizimeve ligjore.

“Lidhur me monitorimin aktiv të thirrjeve telefonike ndërmjet z. Selimi dhe [REDAKTUAR], Paneli konstaton se Sekretari ka vepruar brenda autorizimeve të parapara me ligj, rregullore dhe vendime të këtij Paneli. Paneli përcaktoi, për më tepër, se Sekretarja nuk ka abuzuar me diskrecionin e saj në këtë çështje, se masa është e nevojshme dhe proporcionale, është në përputhje me mbrojtjen efektive të të drejtave të të interesuarve, nuk ka shkelur parimet themelore të drejtësisë natyrore dhe drejtësisë procedurale”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Ndërsa, lidhur me refuzimin e thirrjes ndërmjet Selimit dhe një personi për të cilin DhSK ka vendosur redaktime, trupi gjykues ka konstatuar se Administratorja ka gabuar në përcaktimin e saj se masat ishin të nevojshme dhe proporcionale me rrethanat.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img