4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani në Tiranë: Jam e bindur që njohja e Kyivit do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha në tapetin e kuq në Tiranë para nisjes së Samitit për Ukrainën se njohja nga ky vend do të vijë.

Osmani tha fillimisht para gazetarëve se “do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, ndërsa u pyet edhe nëse do t’i kërkojë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky njohjen e pavarësisë.

“Këto janë çështje bilaterale. Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj, për pavarësinë e saj dhe për vlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam i bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha presidentja e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img