-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama tregon se a do të bisedojë me Zelenskyn rreth njohjes së Kosovës nga Ukraina

Sot pritet që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të vizitojë Shqipërinë.

Ai do të marrë pjesë në dy samite të rëndësishme të cilat do të zhvillohen në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.

Për këtë vizitë shumë të rëndësishme si dhe për dy samitet që do të zhvillohen, i pari me fokus Ukrainën dhe i dyti me fokus Ballkanin Perëndimor, foli kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përveç kësaj, Rama tregoi se nëse do të bisedohet me Zelenskyn për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do jetë pjesëmarrëse. Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme”, tha ai një intervistë për Euronews Albania.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img