2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Anulohet seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së “për shkak të pamundësisë së dëshmitarit për të dëshmuar”

Prokuroria e Specializuar në Hagë po vazhdon të krijojë vonesa të shumta në procesin që po zhvillohet kundër ish krerëve të UÇK-së.

Në fundin e vitit të kaluar ishin shtyrë disa seanca me radhë, pasi Prokuroria nuk kishte arritur të sjellë në kohë dëshmitarët.

Njëjtë ndodhi edhe ditën e sotme, pasi seanca e planifikuar u shty.

“Për shkak të pamundësisë së dëshmitarit të radhës për të dëshmuar sot, seanca e pasdites në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do t’i kushtohet çështjeve procedurale dhe pritet të zgjasë më pak se zakonisht. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa ajo e planifikuar për nesër (27 shkurt) është anuluar. Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të rinis të mërkurën, më 28 shkurt, në ora 09:00”, thuhet në njoftimin e Speciales në faqen zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img