-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Rama ndan pamjet nga baza e NATO-s në Kuçovë (Video)

Përmes një video në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar disa pamje nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila pritet të hapet së shpejti.

Kreu i qeverisë, shprehet se baza do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve të NATO-s, ndërsa shton se do të shërbejë si një qendër për aktivitetet ajrore.

“Mirëmëngjes dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila

do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe një si qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Komandanti i Forcës Ajrore, Ferdinand Dimo, thotë se baza ajrore, e cila pritet të hapet me 4 mars, do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit.

“Nga NATO janë investuar afërsisht 15 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë janë investuar nga qeveria shqiptare. Jemi në përfundim të tëe gjitha punimeve që trupat e forcës ajrore të stërviten në këtë bazë, por jo vetëm kaq. Trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të akomodohen, stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës. Ndërtimi i bazës ajrore në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut Berat”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img