9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hetimi për rezervat shtetërore: Qalaj njofton se kanë nisur bashkëpunimin me Prokurorinë, kundërshtohet nga VV-ja

Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, kanë pasur një përplasje mes vete.

Shkak për këtë ka qenë përgjigja nga ana e Prokurorisë nëse është duke i hetuar keqpërdorimet e mundshme, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e pushtetit patën kritika edhe për siç thanë “ekzagjerimin” e kësaj çështjeje nga ana e opozitës, ndërsa këta të fundit e cilësuan si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Nga mazhoranca deklaruan se nuk e kanë parë as pyetjen drejtuar këtij institucioni të drejtësisë.

Kryetari i Komisionit, Rashit Qalaj, ka njoftuar se i ka dërguar pyetje Prokurorisë Speciale, me kërkesën për ndihmë për të hetuar mbi dyshimet për keqpërdorime të mundshme.

Ndërkaq, në përgjigjen e Prokurorisë Speciale drejtuar Qalaj thuhet se do të kenë një bashkëpunim reciprok.

Por kjo është kundërshtuar nga deputeti i VV-së, Driton Hyseni, më arsyen që nuk kanë qenë në dijeni në lidhje më këtë kërkesë.

Deputet gjatë kësaj mbledhje diskutuan rreth kërkesave për sjellë të dokumentacionit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img