2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata: Sulmuesit e gazetarit Valon Syla të motivuar nga bindjet fetare

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar si fakt të pakontestuar se tre sulmuesit e Valon Sylës ishin të motivuar nga bindjet fetare për t’i shkaktuar atij lëndime. Po ashtu, gjykata ka ardhur në përfundim se sulmi ndaj Sylës ka pasur për qëllim të cenojë lirinë e shprehjes.

Këto konstatimet janë nxjerr në aktgjykimin e publikuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me rastin e dënimit me nga dy vite burgim ndaj Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani, të akuzuar për sulmin ndaj  gazetarit Valon Syla.

“Gjykata si rrethanë rëndësuese ka marrë për bazë edhe faktin se me këtë vepër penale cenohet një nga të drejtat vitale të njeriut, integriteti trupor dhe në raste të tilla mund të cenohet edhe jeta e njeriut, si një nga të drejtat më absolute të njeriut të njohur me Kushtetutë dhe akte ndërkombëtare, po ashtu, me anë të kësaj vepre është tentuar të cenohet liria e shprehjes si e drejtë fundamentale e çdo njeriut”, thuhet në aktgjykimin e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë me kryetare të trupit gjykues, gjykatësen Violeta Namani-Hajra dhe anërarë Musa Konxheli dhe Arben Hoti.

Fillimisht me 7 dhjetor 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte bërë shpalljen e aktgjykimit duke i dënuar me dy vite burgim Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Në aktgjykimin prej 23 faqesh gjykata në pjesën e arsyetimit ka theksuar se nga dëshmia e të dëmtuarit Valon Syla ka arritur të vërtetojë se i njëjti ishte goditur nga Lum Dërvishi dhe dy persona të tjerë të cilit nuk i kishte parë se kush ishin.

Kurse  përmes së dëshmisë së dhënë nga Ilir Mirena, gjykata ka vërtetuar se pas emisionit në televizionin “T7” bashkë me të dëmtuarin Valon Syla kishin shkuar në një restorant në Prishtinë ku në hyrje të tij Syla ishte sulmuar nga tre persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse nga provat materiale si raporti i policisë, fletëthirrja e ndihmës së shpejtë, raporti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës-QKUK, ekspertiza mjekësore dhe atë të emergjencës gjykata ka vërtetuar lëndimet në kokë të Sylës pas incidentit fizik me të akuzuarit.

Sipas gjykatës fakt jo kontestues del të jetë se me 11 prill 2023 në ora 23:00 të akuzuarit Lum Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani ishin në vendin e ngjarjes dhe se të njëjtit ishin përfshirë në përleshje dhe krejt kjo pasi që të akuzuarit nuk e kanë mohuar një gjë të tillë.

Gjithashtu si fakt jokontestues del të jetë edhe lëndimet që Syla ka marrë nga incidenti fizik dhe krejt kjo duke u bazuar në ekspertizën  e cila lëndimet i ka konsideruar të natyrës së lehtë trupore.

Tutje, fakt jo kontestues për gjykata ka dal të jetë edhe rrethana se Syla në rrjetin e tij social Facebook kishte bërë një batutë për profetin Muhammed dhe profetin Isa me përmbajtje si në vijim: “Profeti Muhamed e sheh në parajsë Profetin Isa( Jezu Krishtin) me një veturë të shtrenjtë luksoze dhe pyet qysh ju keni një veturë të shtrenjtë e unë jo, dhe i njëjti i thotë se unë jam i biri i Zotit”.

Gjithashtu gjykata si fakt jokontestues ka gjetur se Syla sërish në Facebook kishte postuar një video në formë sarkazme për fenë myslimane kur një imam kishte pranuar një veturë “Mercedes” nga xhemati i tij.

Tutje, fakt jo kontestues për gjykata ka dal të jetë edhe rrethana se Syla në rrjetin e tij social Facebook kishte bërë një batutë për profetin Muhammed dhe profetin Isa me përmbajtje si në vijim: “Profeti Muhamed e sheh në parajsë Profetin Isa( Jezu Krishtin) me një veturë të shtrenjtë luksoze dhe pyet qysh ju keni një veturë të shtrenjtë e unë jo, dhe i njëjti i thotë se unë jam i biri i Zotit”.

Gjithashtu gjykata si fakt jokontestues ka gjetur se Syla sërish në Facebook kishte postuar një video në formë sarkazme për fenë myslimane kur një imam kishte pranuar një veturë “Mercedes” nga xhemati i tij.

Prandaj, me këto veprime Dërvishi, Kenan dhe Okan Hasani ngarkoheshin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, vepër kjo e dënueshme nga gjashtë muaj deri në tri vite burgim sipas cilësimit juridik të bërë në aktakuzë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img