Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Prabowo Subianto për zgjedhjen si president i Indonezisë.
Osmani me anë të një postimi në rrjetin e saj social në platformën X, ka shkruar që shpreson të zgjerojë bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Shpresoj se presidenca e tij do të kontribuojë në mirëqenien e qytetarëve indonezianë dhe do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar midis vendeve tona”, shkroi Osmani.
I congratulate President-elect @prabowo on his electoral victory.
I hope that his presidency will contribute to the well-being of Indonesian citizens and provide an opportunity for enhanced cooperation between our countries. 🇽🇰🇮🇩
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 24, 2024