Trupi i pajetë i opozitarit rus Alexey Navalny i është dorëzuar nënës së tij, tha të shtunën ish-zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh.
“Trupi i Alexey iu dorëzua nënës së tij. Shumë faleminderit për të gjithë ata që e kërkuan këtë me ne”, ka shkruar Yarmysh në platformën “X”.
“Lyudmila Ivanovna është ende në Salekhard. Varrimi është ende në pritje. Nuk e dimë nëse autoritetet do të ndërhyjnë për ta realizuar atë siç dëshiron familja dhe siç e meriton Alexey. Ne do t’ju informojmë sapo të ketë diçka”, shtoi ajo.
Kundërshtari politik më i njohur i Vladimir Putinit, Alexey Navalny, vdiq në burg më 16 shkurt