7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet qytetari që dyshohet se ia dha 1 mijë euro ryshfet policit në Gjakovë

Është arrestuar qytetari që dyshohet se ia ka dhënë 1 mijë euro ryshferi zyrtarit policor në Gjakovë për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje duke përdorur të dhëna të pasaktë të qytetarëve.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve si vazhdimësi e veprimeve hetimore kanë arrestuar sot edhe qytetarin e përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.”

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro).”

Dje është arrestuar edhe zyrtari policor që i kishte pranuar paratë për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje duke përdorur të dhëna të pasaktë të qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img