14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Zhduket pas seancës për shkurorëzim një grua në Gjilan, familjarët s’di gjë për fatin e saj

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë së Kosovës e ka kërkuar edhe një grua në Gjilan, e cila ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.

Sinjali mëson se nëna ka deklaruar se vajza e saj pasi ka përfunduar një seancë gjyqësore për shkurorëzim, ka shkuar në shtëpinë e burrit për të marrë rrobat e saj. Bazuar në dëshminë e saj, viktima më pas ka dalë nga shtëpia e burrit dhe më nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e 29-vjeçares dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img