3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Psikologia për vrasjen e rëndë: Zanafilla e këtyre problemeve është familja, vajza mund të jetë ndihmuar nga dikush

Për ngjarjen e rëndë që tronditi Shqipërinë por edhe rajonin, ku 49-vjeçarit Pëllumb Meta u vra nga vajza e tij 19-vjeçare, mediat atje raportojnë nën dyshimin se dy djemtë e tij janë bashkëpunëtorët e Hygertës.

Për këtë ngjarje të rëndë, ku dyshohet të jenë përfshirë edhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familje, ka folur psikologia nga Shqipëria Valbona Treska, e cila tha për Euronews Albania, se nisur nga elementët e krimit të paramenduar, ngjarja nuk mund të jetë kryer nga një person që është i shëndetshëm psikologjikisht.

Treska tha se duhet të shohim gjendjen psikologjike të vajzës dhe nëse mund të ketë pasur persona të tjerë të përfshirë në krim.

Ajo tha gjithashtu se zanafilla e këtyre problemeve është familja, e cila sipas saj, në ditët e sotme ka problematika të shumta dhe duhet gjetur një mekanizëm për të ndërhyrë në zgjidhjen e tyre.

“Kemi pasur një psikologë në 10-12 shkolla, aktualisht kemi 1 psikologë në shkollë. Por kur flasim për edukim, flasim edhe për mënyrën e të edukuarit se ku njerëzit duhet të referojnë rastet. Sa të mbrojtur ndihen individët kur referojnë rastin. Njerëzit e marrin guximin për të referuar rastin dhe më pas e shohin veten vetëm. Është një zinxhir i gjithë që duhet të funksionojë.

Ne kemi raste të vrasësve serialë në botë, që nuk e kanë shfaqur në asnjë moment atë çfarë kanë kryer edhe mund të kenë funksionuar në punët dhe familjet e tyre normalisht. Prandaj nuk është indicie që vajza ka qenë e qetë siç thonë komshinjtë, sepse mund të ketë pasur një mpirje totale emocionale, një bllok emocional, etj. Ka elemente që duhen vlerësuar dhe nuk mund të nisemi vetëm nga një opinion.

Kemi një familje shqiptare që është në krizë. Është një alarm që na tregon se familja ka problematika brenda saj. Të shikojmë sesi mund të ndërmarrim politika për të shkuar deri në zemër të familjes. Janë elementë që na çojnë në persona që… Nuk mund ta bëjë një person në gjendje të mirë psikologjike. Ka nevojë për një vlerësim të thelluar, për të vlerësuar gjendjen psikologjike të personit që kemi përballë. Mund të ketë pasur persona të tjerë që e kanë ndihmuar vajzën”, tha Treska.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img