-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq: ShBA-ja na do si partner kyç, por na kushtëzojnë me Kosovën

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ShBA-ja po përpiqet të jetë partner kyç i Serbisë, por se kushti për këtë është që Beogradi zyrtar të pajtohet me qëndrimin e tyre për Kosovën.

Daçiqi beson se udhëheqja e vendit në atë drejtim do të shkaktonte pakënaqësi të madhe te qytetarët e Serbisë

“Nuk kontestohet që ShBA-ja do që ne të jemi partneri kryesor i tyre, por me kusht që të pajtohemi me qëndrimin e tyre për Kosovën. Na thonë të mos flasim për të kaluarën dhe duhet të themi në rregull. Që Vuçiqi të thotë se nuk do të merremi me Kosovën, do ta njohim, do ta lëmë në OKB, edhe do të ishim lider. Dhe populli ynë do të na mallkonte”, tha Daçiqi për televizionin serb “Kurir”.

Ai ka thënë se Perëndimi “nuk ka mekanizma” për të bërë presion ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, por ka për të hetuar zgjedhjet në Serbi.

Zyrtari serb foli edhe për opozitën atje, duke thënë se me sjelljet e tyre po e dëmtojnë Serbinë.

Ai vlerëson se me sjelljet e tyre, opozita në Serbi po i ofron përkrahje Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img