3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Lajçaku aktivizohet për hapat e ardhshëm, përmend “nevojën urgjente” për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë sinjale paralajmëruese për hapat që do të bëhen në këtë proces “në muajt e ardhshëm”.

Ai ka njoftuar se është takuar të enjten në Romë me Fabrizio Saggion, këshilltarin e kryeministres Giorgia Meloni dhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme së Italisë, Carlo Lo Cascio.

“Shumë i lumtur që isha në Romë sot. Pata diskutime të rëndësishme me këshilltarin e kryeministres Meloni, Fabrizio Saggio dhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm të MPJ-së së Italisë, Carlo Lo Cascio, për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun për normalizim të raporteve në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Lajçaku.

Po ashtu Lajçak ka pasur takime edhe në Bruksel me Dora Bakoyannis, Raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të PACE.

“Në fillim të kësaj jave, ndërsa isha ende në Bruksel, mirëprita Dora Bakoyannis, Raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të PACE, në selinë tonë. Kemi shkëmbyer përditësime në dosjet tona përkatëse. E informova për dialogun Beograd-Prishtinë dhe ajo më informoi për punën e saj në muajt e fundit”.

“Pjesa më intensive e javës së kaluar ishte padyshim Konferenca vjetore e Sigurisë në Mynih të fundjavës së kaluar. Kam marrë pjesë në ngjarje të shumta të fokusuara në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një panel diskutimi publik për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku theksova nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky normalizim është thelbësor për stabilitetin e rajonit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img