Ylli shqiptar, Bebe Rexha po vazhdon të korrë suksese. “Meant To Be” është një ndër këngët më të spikatura të yllit të muzikës, e cila është në bashkëpunim me grupin e njohur, “Florida Georgia Line”.
Kënga në fjalë qëndroi për plot 50 javë në vendin e parë të këngëve më të dëgjuara të zhanrit Country.
E pikërisht kjo këngë i dha Bebe Rexhës nominime në ngjarje të rëndësishme të muzikës si “Grammy Awards”, “MTV Video Music Awards”, “American Music Awards”, “MTV Europe Music Awards” e të tjera.
Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi kjo këngë i ka sjellë një tjetër sukses asaj.
“Meant To Be” është zyrtarisht kënga e pestë më e shitur në Shtetet e Bashkuara, nga një artiste femër.