Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas paralajmërimeve të ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, James O’Brien, ka thënë se vendi është i përfshirë në politikën e ngushtë ditore të “dokrrave të sovranitetit”.
“Nëse O’Brien thotë se duhet ta shqyrtojmë aleancën dhe s’ka pritje konkrete që Kosova të anëtarësohet në NATO, në ndonjë organizatë ndërkombëtare, apo ta marrë ndonjë njohje dhe ne kemi mbetur në politikën e vogël ditore të dokrrave ballkanike të sovranitetit të atij kolegut me trenerka i cili ka mbetur i mbyllur në një ndërtesë në Veri”, deklaroi Hoxhaj në FRONTAL.