3.1 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Vitia apelon vajzat që ta marrin vaksinën kundër kancerit të mitrës, thotë se s’ka efekte anësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur i lumtur që siç tha ai, po fillon vaksinimi i vajzave të klasave të gjashta, me vaksinën HPV, e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës.

Vitia apeloi të gjithë prindërit që t’i stimulojnë vajzat që ta marrin këtë vaksinë.

Tutje, ministri u shpreh se kjo vaksinë nuk ka efekte anësore dhe sipas tij është shumë e rëndësishme, sepse parandalon një sëmundje të rrezikshme’.

“Më lejoni që ta shpreh gëzimin tim që po fillojmë me vaksinimin e vajzave të klasave të gjashta me vaksinën HPV, e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës”.

“Unë morra vesh dje që ka filluar në Komunën e Podujevës, dje përmbi 80 për qind e vajzave e klasave të gjashta në vendet ku është bërë vaksinimi e kanë marr këtë vaksinë që është jashtëzakonisht lajmë i mirë”.

“Për fund më lejoni që të apeloj tek të gjithë prindërit pa përjashtim që t’i stimulojnë vajzat që ta marrin këtë vaksinë jashtëzakonisht të rëndësishme, me shumë pak ose aspak efekte anësore, e cila nuk trajton, por parandalon një sëmundje shumë të rrezikshme, siç është kanceri i qafës së mitrës”, u shpreh Vitia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img