6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rama e emëron edhe drejtoreshën e re për Zhvillim Rural

Donjeta Dragusha është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Rural në komunën e Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Përparim Rama.

“Donjeta, me vullnet dhe shumë energji do të angazhohet për të zhvilluar edhe më tutje bujqësinë dhe turizmin rural në fshatrat tona, të cilat kanë potencial të madh për agroturizëm. Me shkollimin e saj në fushën e ekonomisë, përvojën në udhëheqjen e institucioneve të ndryshme financiare dhe pozitën e këshilltares për ekonomi në institucione publike, jam i bindur se do ta shndërrojë këtë sektor në një burim të qëndrueshëm ekonomik.” – ka thënë ai.

Deri më tani, këtë pozitë e ka mbajtur Plator Gërdovci, derisa shumë ndryshime në qeverisjen lokale janë bërë pas shkëputjes së koalicionit PDK-LDK.

Më herët, Rama njoftoi se e ka emëruar edhe Drejtoreshën për Kulturë, pozitë që do ta mbajë Sibel Halimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img