Franco Foda është emëruar dje përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ku u prezantua nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Një prej pyetjeve që ju shtrua nga gazetarët ishte edhe për Edon Zhegrovën i cili në ndeshjet e fundit nuk ishte ftuar në kombëtare dhe u raportuar se kishte probleme me drejtuesit e Federatës për çka vet futbollisti kishte bërë disa statuse në rrjetet sociale që shkaktuan shumë zhurmë.
I pyetur për Edon Zhegrovën, Foda foli fjalë shumë të mira duke thënë se ai është një sulmues krahu shumë i mirë, sidomos në repartin ofanziv.
“Nuk jam njeri që sheh nga e kaluara, jam njeri i së tashmes. Zhegrova po tregon lojëra të mira dhe është lojtarë ofanziv shumë i mirë që luan në krahë dhe do të kaloj shumë mirë me Zhegrovën…Çdo lojtarë që është i gatshëm të jap 100 përqind për Kombëtaren e Kosovës është gjithmonë i mirëseardhur”, theksoi Foda.
Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë që Edon Zhegrova do të jetë pjesë e kombëtares.
“Me Edon Zhegrovën kemi kontakte të vazhdueshme, dhe realisht Zhegrova do të jetë pjesë e kombëtares”, u shpreh Ademi.