7.4 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Buy now

spot_img

Kurti nuk e përfshiu në video momentin e shpalljes së Pavarësisë, Hoxhaj: Askush s’mund ta ndryshojë historinë e Kosovës

Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar një video, në ë cilën mungoi momenti i shpalljet së pavarësisë nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Për këtë kanë folur nga Partia Demokratike e Kosovës, ku deputeti Enver Hoxhaj tha se figura e ish-presidentit Thaçi është e lidhur sa me shpalljen e Pavarësisë, po aq me çlirimin e Kosovës, bashkë me shumë ushtarë e eprorë të tjerë të UÇK-së.

Por, kryeministri i Kosovës më shumë po sillet si kryetar i një partie politike sesa i Qeverisë së Kosovës sepse askush nuk mund ta retushon historinë e Kosovës, askush s’mund ta ndryshojë historinë e Kosovës”.

“Dhe këtu figura e presidentit Thaçit por edhe figurat e njerëzve të tjerë të cilët kanë dhënë kontribut të madh, është figurë e cila nuk mund të largohet përmes një video që më shumë është propagandë partiake e një kryeministri që më shumë është partiak sesa shtetëror.” – ka thënë Hoxhaj.

Ndër të tjera Hoxhaj për Klan Kosovën ka thënë se rolin e Thaçit në kontributin për Pavarësinë e Kosovës s’mund ta mohojë askush “sado që të jetojë shteti i Kosovës dhe shteti i Kosovës do të jetë i përhershëm e jo i përkohshëm siç mendon Kurti dhe bashkëpartiakët e tij”.

“Edhe figura e Thaçit si kryeministër i Kosovës është pjesë e identitetit shtetëror të kësaj Kosove dhe do të jetë e tillë. Prandaj, edhe është e gabuar që video të tilla të shpallen në një ditë të shenjtë sikurse është shpallja e Pavarësisë së Kosovës.” – ka thënë Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img