Pesë pacientë kanë vdekur në spitalin Nasser në Khan Younis për shkak të dështimit të gjeneratorëve të energjisë dhe sistemit të furnizimit me oksigjen në mes të një sulmi ushtarak izraelit në objekt, tha të premten Ministria e Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.
Ministria akuzoi forcat izraelite se i detyronin pacientët meshkuj të zhvendoseshin pa sendet e tyre në ndërtesën e maternitetit, “e cila është shndërruar në një kazermë ushtarake”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ministria kishte thënë gjithashtu se dy gra shtatzëna kanë lindur fëmijë në spital “në kushte jashtëzakonisht sfiduese dhe çnjerëzore”.
Në një deklaratë të mëparshme, ministria tha se gjashtë pacientë të kujdesit intensiv dhe tre në kujdes të shtruar, mund të vdesin “në çdo moment si rezultat i ndërprerjes së oksigjenit të tyre” pasi gjeneratorët elektrikë ishin ndalur.
“Ne e mbajmë pushtimin izraelit përgjegjës për jetën e pacientëve dhe stafit, duke pasur parasysh se kompleksi tani është nën kontrollin e tij të plotë”, tha ministria.