Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te ‘Xhambazët’ në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, teksa tre të tjerë janë arrestuar. Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Gentian Makolli, i moshës madhore dhe G. Makolli, i mitur.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.