Në Kuvendin e Kosovës nuk është votuar shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në momentin e votimit ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë.
Kjo pikë është bartur për në seancën e radhës.