9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bunjaku-Rexhepi: 14 shkurti mban vulën e dështimit, skandaleve, nepotizmit

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka radhitur dështimet e Qeverisë Kurti, derisa thotë se 14 shkurti mban vulën e dështimit në shumë fusha.

Dështime, skandale, tendera, shuarje e rritje të çmimeve janë disa nga gjërat që i përmend deputetja.

Shkrimi i plotë:

14 Shkurti mban vulën e dështimit në ekonomi, ndërmarrësi, tregti e industri

14 dështimet e Qeverisë Kurti 2, me depresion politik dhe ekonomik:

Dështim në sjelljen e investitorëve të huaj dhe nga mërgata;
Dështim në sigurim të energjisë elektrike në vitin e parë të qeverisjes;
Skandali me rezervat shtetërore;
Skandali në KEK;
Nepotizëm e militantizëm partiak në punësim;
Tenderë njëburimorë me negociim;
Shuarje enorme e bizneseve;
Rritje e importit të tregtisë nga Serbia dhe ngecje për import nga Shqipëria;
Politika të pafavorshme për masat ndaj rritjes së çmimit të artikujve dhe shërbimeve për çdo gjë;
Rritje dy herë e çmimit të energjisë elektrike;
Subvencionim në energji solare dhe energjetikë pa kritere;
Mungesë mbështetjeje për ndërmarrjet e vogla e të mesme sa do të duhej;
Asnjë politikë që nxitë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik;
Mosfaturim i energjisë elektrike në Veri, humbje e sovranitetit energjetik me Elektroseverin e Serbisë, ndonëse thonin do ta bënin vetëm pas 6 muajsh..

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img