Koreografi Albi Nako është bërë pjesë e BBVA që prej fillimit të këtij edicioni.
Gjatë qëndrimit ai ka marrë kritika të shumta nga opinionistët për lojën e tij.
Pasiviteti i tij gjatë ditës ka ndikuar që atë të mos e shohim shumë gjatë debateve të ndryshme në Prime.
Gjatë një diskutimi me njërin prej banorëve të shtëpisë ka treguar se ai dhe e dashura e tij prej një viti janë duke u munduar që të kenë një fëmijë por nuk kanë rezultat edhe pse i kanë kryer të gjitha vizitat e nevojshme.
Përveç dëshirës së tij të madhe për t’u bërë baba, Albi tregon se do të bëhet prind në mënyrë që të gëzojë dhe prindërit e tij të cilët prej kohësh vuajnë nga sëmundje.
‘Kemi një vit që po e provojmë, por nuk po jep rezultate edhe pse i kemi bërë të gjitha kontrollet dhe jemi në rregull. Unë e kërkoj sepse duhet se s’bën dhe ka kohë që e kërkoj këtë gjë, edhe pse unë kam katër vite që bashkëjetoj. Jetoj me prindërit dhe nuk e kam lënë Shqipërinë vetëm prej atyre. Familja ime nuk e gëzoi motrën dhe nipin, kanë të djalin e tyre që jam unë dhe kanë të drejtën e gjithë botës që të kenë nipër e mbesa.E vuaj dhe duhet të jetë momenti sa më shpejt, për mua dhe për prindërit. Prindërit e mi kanë vuajtur shumë, mami ka pasur një tumor në stomak, hoqi tre çerekun e stomakut, bëri dhe kimio. Ka vuajtur për vite të tëra nga ana psikologjike, ajo pësoi këtë traumë pasi i vdiq i vëllai 48 vjeç. Të gjitha streset e saj i haja unë dhe babai’, tregoi Albi.