Ishte një mbrëmje për t’u harruar, të paktën për “Bavarezët” e Bayern Munich. Djemtë e Thomas Tuchel kanë zhgyënjyer sërish në fushën e blertë, kësaj radhe në arenën e madhe të UEFA Champions League, aty ku mbrëmjen e kësaj të mërkure janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Shqiponjat Bardhekaltër”, të Lazio.
Goli i vetëm, që çoi peshë “mitikun” e Romës, “Stadio Olimpico” erdhi vetëm në minutën e 69’-të të sfidës, ku padyshim protagonist ishte kapiteni, Ciro Immobile. “Veterani” i sulmit merr përsipër ekzekutimin e një 11-metërshi dhe nuk gaboi duke mposhtur portierin, Manuel Neuer e për t’i dhënë një tjetër goditje të madhe “Bavarezëve”, pas humbjes të turpshme, ndaj Bayer Leverkusen.
Megjithatë mund të thuhet se Immobile ishte i vetmi që buzëqeshi mbrëmjen e sotme, me “Legjionarin” e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili la fushën e lojës i dëmtuar, në pjesën e dytë, pas një ndërhyrje të gabuar të Leon Goretzka. Ndërsas qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano u ndëshkua me kartonin e kuq, karton i parë i kuq, në këtë fazë të UEFA Champions League .