Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Michel ka zbardhur temat e diskutimit dhe ka dhënë një mesazh.
Presidenti i KiE-s shpreh mbështetje për procesin e integrimit dhe përshëndet nismën për të mbajtur një samit në Tiranë për Ukrainën.
“Me Edi Ramën diskutuam për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugëtimit. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, thuhet në deklaratën e tij.