3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Tri vite kundër secilit aleat” – Memli Krasniqi shkruan për qeverisjen e Kurtit, përmend edhe shtatoren “qesharake”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që kjo periudhë ka qenë e mbushur me keqqeverisje, paaftësi dhe afera korruptive.

Sipas Krasniqit, tri vjet i mjaftuan kryeministrit Albin Kurti në pushtet që premtimet t’i kthejë në “mashtrim dhe shpresat në zhgënjim”.

“Tri vite të mbushura me keqqeverisje, paaftësi dhe afera korruptive, përmes së cilave është përkeqësuar jeta e qytetarëve tanë. Tri vite përplot me veprime të papërgjegjshme, përmes së cilave është rrezikuar vazhdimisht e ardhmja euroatlantike e shtetit tonë”.

Krasniqi tha se Kurti e vendosi Kosovën kundër aleatëve të saj.

“Tri vite kundër secilit aleat të Kosovës, posaçërisht SHBA-së, tashmë edhe si politikë zyrtare qeveritare. Krejt çka kjo Qeveri i ka sjellë Kosovës për këtë periudhë është: stagnim në ekonomi, kolaps në shëndetësi, degradim në arsim, hajni me energji dhe rezerva shtetërore, dështim në infrastrukturë, skandale në politikë të jashtme, izolim ndërkombëtar dhe sanksione për Kosovën”.

Ai e ka përmendur edhe një shtatore të Kurtit që sot u vendos në Peran të Podujevës.

“Për ta, e rëndësishme është që kulti i liderit të jetojë, qoftë edhe përmes një statuje qesharake prej bronzi – mbi varfërinë e qytetarëve dhe të ardhmen e cenuar të shtetit tonë. Përbuzja – është e vetmja trashëgimi politike të cilën ky pushtet po e lë mbrapa, tashmë, në kilometrat e fundit të tij!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img