14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi acarohet në Lajçakun, e kritikon për të qenit i padrejtë ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i ka reaguar ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakut.

Ai e kritikoi Lajçakun për siç thotë rolin e tij të padrejtë në dialog, meqë nuk ka sqaruar fare se një takim i zhvilluar një ditë më parë, bëhej fjalë për NCEU-në në Serbi.

”Ndërmjetësi i BE-së, Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU, disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi”.

NCEU (National Convention on the European Union) është organ i përhershëm në kuadër të të cilit debati i strukturuar tematikisht për anëtarësimin e Serbisë në BE udhëhiqet ndërmjet përfaqësuesve të administratës shtetërore, partive politike, organeve të pavarura, organizatave joqeveritare, ekspertëve, industrisë, sindikatat dhe organizatat profesionale.

”Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur avokon kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”, shkruan ndër tjera Bislimi.

” Z. Lajcak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bien nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes “të drejtë” dhe “neutral” të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img