Me fillim nga ora 10:00, kryeministri Albin Kurti do të mbledhë kabinetin qeveritar.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në rend të ditës janë 20 pika.
Ndër të tjera, në rend të ditës sot do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia” dhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë – Prizren” .
Në rend të ditës sot do të jetë edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi, shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit për njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, informimi i Kabinetit Qeveritar mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian gjatë vitit 2023 dhe informimi i Kabinetit Qeveritar mbi të arriturat në zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane e të tjera.