0.8 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Buy now

spot_img

Hoti: Deklarimet e O’Brien duhet të merren me shqetësim

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklarimeve të ndihmëssekretarit, James O’Brien, rreth çështjes së dinarit.

Hoti tha se ato duhet të merren me shumë shqetësim.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, theksoi se ata që s’e kuptojnë se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale, nuk duhet të jenë në krye të institucioneve.

“Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme. Keq. Në prag të përvjetorit të pavarësisë, do të duhej të merrnim mesazhe urimi”, tha Hoti.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

O’Brien, në një intervistë për Zërin e Amerikës, theksoi se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thosha, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien.

“Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin, thotë zyrtari i lartë amerikan. Ndonëse Shtetet e Bashkuara e kishin këshilluar qeverinë e Kosovës kundër një veprimi të tillë, ajo vendosi ta zbatojë atë, pa konsideruar këshillat e partnerëve kryesorë”, thotë O’Brien.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img