-1.4 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Buy now

spot_img

Kamberi fajëson qeverinë serbe për rënien e numrit të nxënësve shqiptarë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është shprehur se në 20 vitet e fundit numri i nxënësve të cilët i përkasin shkollave fillore ka rënë në 25% në Serbi. Sipas tij tek shqiptarët në Luginën e Preshevës ka një rënie edhe më drastike prej 58%.

Kamberi me anë të një postimi në platformën “X”, këtë situatë e ka quajtur alarmuese.

Ai ka theksuar se qeveria serbe po e neglizhon pakicën dhe po bën diskriminim aktiv.

Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës është një rënie marramendëse prej 58% – më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria, me diskriminim aktiv”, ka shkruar ai në “X”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img