11.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Murati thotë se do të hiqen kriteret diskriminuese nga skemat sociale e pensionale – kritikohet nga opozita

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, strategjinë për skemat sociale dhe pensionale si dhe planet për këtë fushë. Por, kritika për këtë dhanë partitë opozitare.

Murati tha se janë duke punuar me Bankën Botërore në njësinë e pilotimit dhe në ligjin për skemën sociale, e që sipas tij është drejtë përfundimit.

Sipas tij, ligji i ri parasheh heqjen e kritereve diskriminies.

Sa i përket skemave pensionale, Murati tha se Ministria synon që këtë vit të adresoj çështjen e skemave pensionale të moshës, që ka të bëjë me pensionet bazike dhe kontributeve.

“Në Kuvend është ratifikuar marrëveshja me Bankën Botërore dhe në këtë aspekt ne kemi filluar punën, sapo është ratifikuar marrëveshja. Megjithëse, një vit e gjysmë vonesë nga nënshkrimi, megjithatë jemi falënderues për mbështetjen e asaj marrëveshje. Tani kur jemi në këtë fazë, është puna që janë kryer, është bërë njësia implementuese e projektit dhe është duke u punuar, pra është përzgjedhur koordinatori dhe stafi tjetër esencial dhe jemi duke punuar në bashkëpunim me Bankën Botërore për pilotimin. Pra, sivjet do të fillojë pilotimi, siç është paraparë me njërën nga kompanitë e atij projekti, dhe paralelisht jemi duke punuar edhe në ligji”, tha Murati.

Me këtë rast, Murati tha se përmes ligjit në të cilin janë duke punuar, do të hiqen kriteret diskriminuese që kanë qenë deri tani,

“Ligji pak a shumë është drejt finalizimit për skemat apo mbështetjen sociale, dhe do ta kemi shumë shpejt para jush. Por, po presim edhe pilotimin që të ketë informim të bazuar në informacion konkret nga terreni se si do të mund të dukej zbatimi në praktikë, por edhe si mund të informohej nga përvoja që mund të marrim nga pilotimi. Ligji parasheh heqjen e kritereve diskriminuese siç kanë qenë në kategori, ose me ligjin ekzistues janë dy kategori, njëra është familjet që kanë fëmijë nën moshën pesë vjeçare mund të përfitojnë, është si kriter diskriminues, kurse kriteri tjetër është se nëse nuk plotësojnë kriterin e një fëmijë nën moshën pesë vjeçare i bie që askush nga familjet mos të jetë i aftë për punë”, tha ai.

Por kritika për punën e bërë deri tani në skemat sociale dhe pensionale pati deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

”Keni premtuar rikonstrurimin e skemave pensionale dhe sociale, por ky projektligj për skemat prej vitit 2021 vazhdon të bartet në çdo program legjislativ të qeverisë. Keni premtuar ridijzanim të skemave për punësim sezonal për familjet me asistencë sociale. Keni premtuar së paku punësimin e një anëtari të familjeve që janë me asistencë sociale. Por zero deri tani. Të varfërve vazhdon të ju përkeqësohet gjendja, ndërsa oligarkët dhe bankat kanë shifra të dyfishuara të përfitimeve. Në vitin 2021 keni premtuar se do të bëni reformën pensionale dhe tani kjo as nuk është në agjendë legjislative”, theksoi ai.

Mostrajtim adekuat të skemave pensionale tha se ka pasur edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

”E keni shndërruarr këtë në një sektor të shpërndarjes së parasë publike, njëfarë lëmoshe për gjithë këto kategori. Nga paaftësia për të shpenzuar buxhetin në projekte kapitale, ju i falet nga 100 euro për disa kategori, pa selektim të qytetarëve në nevojë”, shtoi ai.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj kërkoi bashkërendim të veprimeve sa i përket skemave sociale

”Sa pensionistë kanë fituar me reformën që e keni bërë në skemat pensionale?. Unë kam informata se plotë prej tyre kanë mbetur jashtë për arsye të ndryshme. Janë në pyetje disa udhëzime administrative që keni premtuar se do të ndërrohen por nuk është bërë. Për skemat sociale duhet të ngrihet zhurmë dhe të kërkojmë bashkërëndim. Thatë që programin e keni në pilotim a sipër, a po ju duket që është vonë për me e nis pas tri vitesh një pilotim”, shtoi ai.

Deputeti i VV-së, Mirsad Shkreta, ka pyetur ministrin se a mund të këtë një sistem të menaxhimit të të dhënave.

“Ajo që më shqetëson mua është ligji edhe për skemat sociale, a do të kemi mundësi të kemi një sistem të menaxhimit të të dhënave. Ne kemi qenë dëshmitar që në momente të caktuara për një periudhë kohore shumë të vogël nga një numër enorm i përfitueseve të skemave, ka rënë numri në mënyrë rapide. Tash a ka rënë skema sociale, nevojtarët, apo ka pas abuzime”, ka pyetur ai.

Ministri Murati duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, tha se një pjesë e madhe e premtimeve janë duke i realizuar, por që sipas tij të gjitha nuk mund të realizohen në vitin e parë.

Reformë të skemave sociale kërkuan edhe deputetë të mazhorancës./EO/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img