1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata bllokon Pecin, vendos në favor të “Patronit”

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të N.T.SH “Patroni” për shtyrjen e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dikaster që udhëhiqet nga Faton Peci, e cila ditë më parë ka mbyllur këtë pompë të derivateve.

Sipas aktvendimit të nxjerrë që ka siguruar Paparaci, gjykata ka vlerësuar se ekzekutimi i vendimit do t’i sillte dëm kompanisë në fjalë dhe se vështirë do të riparohej.

Po ashtu, gjykata vlerëson se në rast të ekzekutimit të vendimit të ministrisë, “Patronit” do t’i pamundësohej realizimi i fitimeve nga aktiviteti i tij ekonomik, e rrjedhimisht kjo do të ndikonte edhe në ndërprerjen e të ardhurave financiare për të punësuarit në këtë ndërmarrje.

“Shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe palës kundërshtare nuk i shkakton ndonjë dëm pasi që paditësi do të vazhdojë të paguajë kompensimin e të paditurit në emër të shfrytëzimit të pronës së paluajtshme sipas obligimeve kontraktuale deri në marrjen e një vendimi përfundimtar në gjykatë lidhur me çështjen kryesore sipas kërkesëpadisë”, thuhet tutje në arsyetimin e gjykatës.

Ministria e Bujqësisë kishte nxjerrë vendim përmes së cilit obligohet lirimi i dy pronave të shtetit përball objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë, e njëra nga to ishte “Patroni”.

Pronari i “Patronit”, Driton Morina e kishte quajtur diskriminues vendimin e ministrisë për rrënimin e biznesit të tij.

Morina në një prononcim për Paparacin, kishte thënë se vendimi i ministrit Faton Peci është diskriminues sepse sipas tij, “kanë qenë tri biznese aty dhe dy po largohemi prej pronave por një po mbetet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img