0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Shala pas njoftimit të BQK-së: Kryeministër, kush e lëshoi bajrakun?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka shkruar në lidhje me njoftimin e BQK-së në lidhje me rregulloren që u bë shkak edhe i thirrjes së seancës në Kombet e Bashkuara.

BQK, ka lëshuar një njoftim ku ka njoftuar për veprime shtesë në ekzekutimin e rregullores, e që përmendet një periudhë deri në tre muaj.

Shala, ka pyetur Kryeministrin Kurti se “Kush e lëshoi bajrakun?”. Tutje Shala ka ironizuar me të parin e Qeverisë, duke thënë se për këta tre muaj Kurti harron që Kosova ka kushtetutë, e ka kohë për të prodhuar krizë të re.

E plotë:

BQK-ja për tre muaj shtyri përdorimin e dinarit!

Për këta tre muaj Kryeministri harron që Kosova ka Kushtetutë. Për këta tre muaj Kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër. Për tre muaj ka kohë të pregatisë militantët për krizën improvizuese të ardhshme.

Kryeministër, kush e lëshoj bajrakun?

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img