4 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Vitia për vdekjen e kirurgut Tanaj: Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe e të parakohshme

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë një postim prekës për vdekjen e kirurgut Halil Tanaj

Ai e përshkruan doktorin e ndjerë si profesionist, humanist dhe kirurg i shquar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe e të parakohshme. Dr. Halil Tanaj, ishte mbi të gjitha njeriu i urtë e punëtori që e manifeston profesionalizmin për të mbërritur më të mirën. Me punën e tij mjekoi pa rreshtur mijëra pacientë. Mjeku që do të mbetët në kujtimet e pacientëve të tij, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve me plot mirësi. Shembulli i punës së tij u bëftë udhëzues për kolegët e rinj”, ka shkruar Vitia.

Ministri ka shprehur ngushëllimet të sinqerta familjes, kolegëve e miqve të shumtë për këtë humbje të madhe!

Edhe SHSKUK ka dal me telegram ngushëllimi për vdekjen tragjike të kirurgut Halil Tanaj.

Ata kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kirurgut të njohur.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e mjekut të përkushtuar, e të shquar, Dr. Halil Tanaj. ShSKUK, ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët me rastin e vdekjes së Dr. Tanaj. Dr. Halili ishte profesionist i shquar, njeri human dhe e përkushtuar për ofrim të shërbimeve shëndetësore. Ai deri në momentet e fundit ishte përkrah pacientëve, ndaj të cilëve ishte shumë i përkushtuar. Familja humbi njeriun më të dashur, kurse ShSKUK një profesionist me vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale. Dr. Halili, do të mbetet çdoherë në mendjet tona, si njeri dhe profesionist i përkushtuar, shembull që do të shërbejë për gjenerata të tëra, edhe pse fizikisht u nda nga ne!”, thuhet në njoftim.

Halil Tanaj, kirurg i njohur abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë këtë të diel.

Këtë e ka bërë të ditur ish-profesori universitar i lëndës Kirugji, Enver Fekaj, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se është humbje e madhe për shëndetësinë e Kosovës.

“Një lajm tronditës, shokues e tepër i trashtë, vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj! Një humbje e madhe për Kosovën. Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës. Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjisë Abdominale”, u shpreh Fekaj.

Fekaj më tej ka ngushëlluar familjen Tanaj për humbjen tragjike të dr.Halilit.

“Ngushëllime familjes Tanaj, shokëve, miqve dhe kolegeve! Zoti e mëshiroftë në Parajsë”, shkroi Fekaj.

Ndërkaq, raportohet se Tanaj ka vdekur pas kontaktit me energjinë elektrike në banesën e tij në Prishtinë.

Tanaj për vite kishte punuar si specialist abdominal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa punonte edhe në klinikën e tij private

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img