Ish – kryeministri Avdullah Hoti, i ka reaguar Qeverisë aktuale për rritje të ngarkesës tatimore në pronë, duke thënë se të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit.
Ai me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se gjatë vitit 2023 qytetarët kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë se me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverisë për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.
Këtë vendim Hoti e ka quajtur absurd, pasi që është në kulm të krizës nga inflacioni dhe krizës energjike, ku e kanë dyfishuar koston e jetës.
Më tej, ai ka përmendur raportin preliminar të buxhetit për vitin 2023 ku e tregon një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale.