Infermierët e QKUK-së kanë thirrur protestë për ditën e enjte në ora 12:00.
Ata kanë njoftuar se do të protestojnë para objektit të drejtorisë së SHSKUK-së, me disa kërkesa.
-Drejtoria e Infermierisë në QKUK,
-Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor ne sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin e Pagave,
-Pagesën e punës gjatë vikendeve,
-Pagesën e punës gjatë festave,
-Pagesën e rrezikshmërisë,
-Pagesën e orëve shtese
-Po ashtu, infermierët kanë thënë se përmes kësaj proteste kërkojnë trajtim të barabartë.
Thirrja për protestë është bërë nga sindikalisti i punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, Enlirat Duraku.
Infermierë pretendojnë se janë të diskriminuar dhe se nuk po respektohet puna e tyre.