Vedat Muriqi është kthyer pas tre muajsh si startues te Mallorca në ndeshjen e sotme ndaj Rayo Vallecanos, ku arriti të shënojë golin e fitores.
Sulmuesi ynë kishte marr një lëndim në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit ku fituam 1-0 dhe që atëherë ishte duke u rikuperuar.
Ai luante herë pas here nga banka rezervë, por sot ishte startues dhe këtë gjë ia shpërbleu trajnerit.
Rezultati ishte 1-1 me golat e Antonio Sanchez (Mallorca) dhe Alvaro Garcia (Rayo Vallecano), kur ndeshja po shkonte në minutat e fundit.
Në minuën e parë të kohës shtesë, doli në skenë lojtari kryesor i Mallorcas, Vedat Muriqi, i cili shënoi për 2-1, e që doli të jetë goli i fitores.
Për këtë paraqitje Muriqi nga SofaScore u vlerësua me notën 7.7, si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Ai kishte tri goditje në portë dhe fitoi dhjetë duele.
Ky ishte goli i pestë këtë sezon për Vedat Muriqin në La Liga, ku ka edhe dy asistime.