-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sanduloviq tregon si u rrah nga BIA: I pranishëm ka qenë edhe Radoiçiq

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka folur për ngjarjen e 3 janarit kur u arrestua dhe rrah nga BIA.

Ai për Euronews Albania ka treguar se dhuna ndaj tij ka zgjatur me orë të tëra dhe se aty e ka parë edhe Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit agresor në Banjskë të Zveçanit.

“Kam qenë i kidnapuar para shtëpisë sime. Për fat të mirë, dy policë i kisha para shtëpisë, sepse edhe më parë më kishin kërcënuar ndaj i kisha marrë për mbrojtje. Kanë dalë dy makina të mëdha nga të cilët dolën 10 persona. Ata filluan të më rrahin direkt në rrugë. Më pas më futën në furgon, më rrahën brutalisht. Më pas më çuan në stacionin e policisë. Unë kam bërtitur se kush jam e nga vij. Njerëzit e kanë kuptuar se unë jam presidenti i Partisë Republikane. Ata u kanë thënë njerëzve që lëreni se ky nuk di çfarë flet”, ka treguar Sanduloviq.

“Unë kam pasur gjakderdhje, asnjë s’ka folur me mua më kanë rrahur brutalisht. Pastaj më hodhën në një kamion dhe kur janë hapur dyert kam parë që po më nxjerrin jashtë dhe më kanë lënë para ndërtesës së policisë sekrete të Serbisë e cila është përgjegjëse për shumë vrasje të bëra në periudhën e ish-Jugosllavisë. Aty më kanë marrë disa persona me uniforma si ajo që kishte Radoiçiqi në Banjskë”.

“Aty më kanë vënë në gjunjë dhe më kanë mbajtur këmbë e duar e kanë vazhduar të më rrahin. Në atë moment kam parë sigurinë e madhe, kam parë edhe Radoiçiqin, i cili ka qenë prezent aty. Kanë qenë edhe 5 persona civilë të cilët kanë bërë filmimin e agresionit ndaj meje”, tha Sanduloviq

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img