0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltarja e Kurtit i thotë Shqiprim Arifit “Rrahman Morina 2.0”: Serbia e ka gjetur një vegël kundër Kosovës

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti e ka quajtur Shqiprim Arifin, kryetar i Preshevës, “Rrahman Morina 2.0”.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se Arifi po vazhdon të jetë senzacion në lajmet e mediave në Serbi.

“Është e turpshme kur lajmet në mediat e Serbisë fillojnë me citatin e Shqiprim Arifit për kryeministrin e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër Komuna e Preshevës, në të cilën Sh. Arifi është kryetar në detyrë, është defakto pa udhëheqje.” – ka thënë ajo.

Sipas saj, Serbia ka gjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina dhe po e përdor për interesat kundër Kosovës.

“Është e pafalshme që Serbia ka rigjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina, që e përdor dhe kontrollon për interesat e veta kundrejt Kosovës. E ky Rrahman Morina 2.0 këto deklarata i bën çdo ditë për të mbuluar dështimin e tij në pushtetin lokal në Preshevë, por edhe për të defokusuar vëmendjen nga problemet reale.” – ka thënë ajo.

“Pikërisht në kohën kur vetëm Presheva diferencohet nga Vendimi i Qeverisë së Serbisë që të gjithë të punësuarit në periudhën me COVID 19 janë pajisur me vendime të përhershme të punës. Por Sh. Arifi ka detyra dhe obligime tjera. Për të sulmuar padrejtësitë e Serbisë nuk janë e as kanë qenë në agjendën e tij.” – ka shkruar në fund Sinani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img