4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Miratohet në Komision projektligji për KPM-në, do t’i dërgohet Kuvendit

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të mërkurën është aprovuar më gjashtë vota pro, projektligji për Komisionin e Pavarur për Media.

Nga Komisioni, ky projektligj do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni, Valon Ramadani.

Opozita nuk votoi fare.

Pro këtij vendimi kanë votuar deputetët e LVV-së; Valon Ramadani, Nijazi Isaku, Fitim Haziri dhe Besim Muzaqi si dhe Fidan Jilta nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, kurse deputeti i PDK-së Isak Shabani nuk ka marrë pjesë në votim, edhe pse ishte prezent.

Lidhur me këtë projektligj, në komision ishte edhe zëvendëkryeministri Besnik Bislimi i cili e lavdëroi dhe tha se është në përputhje me direktivat evropiane.

“Për Kosovën shtet që synon të bëhet vend anëtar i BE-së, nuk ka asnjë dyshim e as kompromis për plotësimin e kësaj direktive. Kemi qenë dëshmitarë i dëmeve të shkaktuara nga mungesa e rregullave që kërkojnë transparencë mbi pronësinë e mediave. Këtë gjë tani e kemi adresuar përmes ligjit për KPM-në, ashtu siç kërkohet edhe për përfituesit fundorë. Siç kërkon direktiva, transparenca e medias është e lidhur direkt me lirinë e medias. Meqë natyra e shërbimeve audio-vizuele ka ndikimin mbi formimin e opinionit, shfrytëzuesit kanë të drejtë ta dinë se kush është përgjegjës mbi përmbajtjen. Në formën që kemi hartuar dhe miratuar projektligji, adreson rekomandimet që dalin nga Raporti për Vendin.

Mbikëqyrja nga një organ i pavarur kushtetues, pavarësia e të cilit rritet përmes numrit më të madh të anëtarëve të Bordit, dëshmon ndarjen nga politika dhe ndikon në ruajtjen e pavarësisë së operimit të mediave, që është e domosdoshme dhe e rëndësishme”, tha Bislimi.

Ky projektligj mes tjerash synon që videot dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Javën e kaluar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara, kritikoi Qeverinë rreth këtij Projektligji dhe kërkoi që të tërhiqet nga vendimi,.

Sipas AGK-së, propozimi ligjor – për herë të parë në historinë e re të Kosovës – ndryshon radikalisht mënyrën e rregullimit të mediave online që publikojnë video (tutje: mediat online) nga sistemi i vetërregullimit në rregullim shtetëror, duke i detyruar ato që t’i nënshtrohen procedurës së licencimit shtetëror.

Ndryshimet ligjore, të cilat arsyetohen në emër të përafrimit të legjislacionit vendor me atë europian, sipas AGK-së janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Europës (KiE) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img