Gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike, Gennaro Gattuso, është njohur për një temperament të ashpër dhe agresiv, por reputacioni i fortë i futbollistit në fushë duket se nuk i ka stepur gangsterët italianë t’i vendosin një gjobë.
Ylli në pension i Milanit ndodhet në një përplasje me ‘Ndrangheta-n’, një nga organizatat mafioze që po dominon në Itali, kryesisht me qendër në Kalabri.
Kjo sindikatë, e njohur për shkatërrimin e shumë jetëve, tashmë i ka vënë sytë te familja e 46-vjeçarit Gattuso.
Gazeta italiane “Il Messaggero” raporton se kalvari i familjes nisi kur Francesco Gattuso, babai i Gennaros, vendosi të hynte në industrinë e fotovoltaikëve. Sipërmarrja e propozuar ishte menduar të ishte një biznes familjar, me motrën e Gattusos, Ida, e cila do të ishte bashkëpronare gjithashtu.
Gangsterët nuk humbën kohë dhe propozuan shërbimet e tyre “mbrojtëse” për biznesin e babait të Gattusos.