3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pas qëndrimit të hënën në Kosovë, Pistorius shkon në Serbi

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius po qëndron sot për vizitë në Serbi ku do të pritet në takim nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Siç bën të ditur zyra për media e Vuçiqit, takimi mes tyre është planifikuar për në orën 15:30 në presidencën serbe.

Të hënën, ministri gjerman qëndroi për vizitë në Kosovë ku u takua me krerë të shtetit.

Pas takimit në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani ai theksoi se në deeskalim bën pjesë edhe vendosja e Euros si valutë e vetme e Kosovës.

“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme”.

Ndërkaq, në një intervistë dhënë një ditë më parë për |Blicin” serb, ai u shpreh se vizita e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor, është bërë për shumë arsye, por njëra ndër më kryesoret janë tensionet e muajve të fundit.

“Ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen tonë. Për të qenë të qartë: ne duam të kontribuojmë në stabilizimin në rajon. Ne duam të mbështesim rajonin dhe, në të ardhmen, të ndjekim nga afër rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Në parim, situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë aktualisht është e qetë. Megjithatë, pikërisht në Kosovë (ajo) është ende e ndjeshme ndaj përshkallëzimit afatshkurtër, siç ka treguar viti i kaluar. Por edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, situata mund të përshkallëzohet për shkak të retorikës provokuese dhe veprimeve provokuese të disa politikanëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img