-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier për themelimin e Asociacionit: Është mjaft urgjente, do të donim ta shihnim të ketë lëvizur përpara

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka ritheksuar nevojën urgjente që Kosova të zbarojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Hovenier ka folur për çështjen nëse Kosova do të përballet me pasoja të reja nëse nuk zbatohet kjo marrëveshje, duke thënë se nëse Qeveria nuk përgjigjet – ndikon në cilësinë e partneritetit me ndërkombëtarët.

Unë nuk mund të flas për llogaritjet e tyre, unë mund të flas vetëm për urgjencën e kësaj. Mendoj dhe siç tregon situata aktuale, kjo është mjaft urgjente dhe ne do të donim ta shihnim të ketë lëvizur përpara. Dhe nuk e di nëse kam diçka më shumë për të thënë për pasojat nga ajo që kam thënë. Në masën që qeveria është e përgjegjshme për gjërat që ne besojmë se janë të rëndësishme dhe të cilat besojmë se e avancojnë trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës, rrit partneritetin tone. Në masën që qeveria nuk përgjigjet kjo ndikon në cilësinë e partneritetit tonë”, ka thënë ai në RTV21.

Hovenier thotë se Kosova duhet të zbatojë pjesën e saj të Marrëveshjes Bazë për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje – të arritur vitin e kaluar nga Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – duke theksuar se Kosova ka përgjegjësi që ta themelojë këtë asociacion.

Diplomati amerikan ka insistuar se vendimet do merren varësisht nga situata, teksa ka theksuar shqetësimin e ndërkombëtarëve dhe pritshmëritë se kërkesat e tyre do të dëgjohen.

E dini, ne do të marrim ato vendime kur të vijmë aty. Por nuk është gabim të thuhet se jemi të shqetësuar dhe do të donim që të shihnim përgjigjeshmëri më të mëdha ndaj kërkesave tona nga ajo që ne po shohim se kemi në këtë kohë”, ka shtuar më tej Hovenier.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img