-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Fëmijët po e lypin nënën e tyre natë e ditë”, flet burri i Leonorës e cila vdiq te dentisti në Malishevë

Faton Shala e humbi të shoqen dy ditë para se të ktheheshin në Itali, aty ku kishte ndërtuar jetën dhe kishin lindur katër fëmijë.

Tragjedia e tij erdhi pasi e shoqja, Leonora, kishte dhimbje të padurueshme të dhëmbit dhe vendosi ta heqë atë, raporton Kiks Kosova.

Leonora Shala, nga fshati Ngucat, udhëtoi për në Malishevë dhe zgjodhi ordinancën private “Doktorat”, për të kryer një shërbim të tillë.

Por nga aty nuk doli në gjendje të mirë, ngase pasi mori injeksionin për mpirjen e dhëmbit, ajo vdiq.

Në ordinancën në fjalë, që në regjistrin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ofroheshin shërbime gjinekologjike, po punonte edhe stomatologu Xhavit Karaxha.

Fatoni, që ishte prezent aty dhe e pa gjithë ngjarjen me sytë e tij, thotë se pjesa më e vështirë e ditës është kur nuk gjen shpjegim për fëmijët e tij kur e pyesin vazhdimisht se ku është nëna e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img