9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

PDK në Prishtinë paralajmëron që pasnesër “do të anulohet vendimi për shpronësimet milionëshe në Badovc”

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka paralajmëruar që pasnesër do të anulohet vendimi për shpronësimet në Badovc.

“Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e vendimit për shpronësimet e jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai thotë se interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi “interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore”.

“E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për shkëmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc. Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht nesër”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img