6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Viktimizim për vota”/ Asamblisti i AAK-së në Pejë reagon pas raportimeve se u kap me djalin e asamblistit të VV-së

Të hënën u raportua për një incident që dyshohet se ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Pejës, ku shefi i Zyrës Ligjore, asamblisti i AAK-së, Labinot Panxhaj, ka pasur një konflikt verbal me teknikun e IT-së në këtë spital, Ylli Agushollin, djalin e Bujar Agushollit, asamblistit të VV-së në Pejë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, teksa versionin e tij e ka dhënë vet Panxhaj, i cili e ka mohuar se e ka sulmuar palën tjetër.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Panxhaj e ka përshkruar në detaje debatin që ka pasur me Agushollin, që e ka quajtur si viktimizim të palës tjetër për siç tha ai, “një grusht vota”.

Asamblisti i AAK-së, ka mohuar po ashtu se është recidivist i veprave penale, duke i akuzuar kundërshtarët e tij politikë, se po tentojnë të ia dëmtojnë imazhin.

“E vërteta është se unë nuk e kam sulmuar dhe rrahur askënd deri me sot, lajmi qe gjeja unë qenkam recidivist i veprave te tilla nuk me befason aspak, një gjë e tille është e pritshme nga kundërshtarët politik ne mënyrë qe ta dëmtojnë imazhin tim, por kjo sigurisht qe do te jete e pa mundur ngase te gjithë ata qe me njohin e dinë se kush jam dhe a jam i nivelit te tillë, prandaj do te jene te kota tentimet e tilla.

Personi për te cilin pretendohet se unë e kam sulmuar, ka ardhur ne zyrën time me sjellje jo normale dhe i frustruar, arsyet nuk i di,  dhe ne mënyre qe ti shmangem ndonjë situate jo te mire, unë e kam kapur për krahu dhe e kam nxjerr nga zyra ime dhe i kam kërkuar qe te qetësohet e pastaj te vije me prindin e tij meqenëse te dy janë punonjës te spitalit, dhe te sqarohem për çdo gjë qe ai mendon qe duhet sqaruar.

Per te ardhur deri te e vërteta e kësaj situate i ftoj mediat qe t’i marrin deklaratat tona ne Policine e Pejes dhe lehte do te vertetohet se a e kam sulmuar une personin ne fjale.

Me vjen keq për ata persona qe e kane zgjedhur rrugën e viktimizimit per nje grusht vota, ndërsa sa i perkete asaj se a jam recidivist i veprave te tilla do te shihemi ne gjykate dhe aty do te deshmoni per recidivizmin tim.” – ka shkruar Agusholli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img